Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka propozuar që ish-presidenti Hashim Thaçi, të rikthehet në postin e shefit të vendit, të cilin e la kur mori rrugën për në Hagë.
Në emisionin “Kosova Today”, lidhur me këtë temë kanë folur Dardan Krasniqi dhe Sali Rexhaj nga Aleanca
“Pushteti i VV-së që gjashtë vjet që ka lënduar thellë edhe qenien njerëzore, edhe atë politikë, edhe integritetin politik edhe qytetarin edhe vlerën, që ka shpërfaqur dhe vendosur në pah sesa të rëndësishëm kanë qenë disa figura politike që tashmë ata po bartin një lavdi të madhe të historisë dhe një pjesë të historisë siç është zotëri Thaçi,për ta parë se sa i rëndësishëm ka qenë dhe do të ishte pozicioni i presidentit që ta ushtronte ai”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.
Ai tha se në të kaluarën nuk e ka vlerësuar figurën e Thaçit aq sa e ka merituar.
“Shihet tashmë. Po shihet kur ti e ke pru në pushtet, jam edhe vet fajtor i kësaj, një pushtet që ka abuzuar edhe me marrëdhëniet politike të brendshme, të jashtme dhe me aleatët tanë”, u shpreh ai.
Sa i përket propozimit të Haradinajt, Krasniqi tha se kjo, sipas tij, tregon madhështinë e ish-kryeministrit.
“Kanë pasur përplasje për ide, se si Kosova do duhej të rrugëtonte politikisht, se si do të duhej të zgjidhje statusi i demokracionit, që në fakt në atë kohë zotëri Thaçi, për hir të së korrektësisë dhe opinionit po e them për herë të parë, e kam të konfirmuar, Thaçi kur ka qenë çështja e demokracionit që kemi protestuar atë kohë, ka qenë i braktisur. Zotëri Haradinaj i ka pri kësaj të demokracionit, edhe në atë kohë t’u u bë krah i zotëri Thaçit, që sot i kushton atij. Edhe sot me propozimin për zotëri Thaçin po i kushton zotëri Haradinajt, por ky është aj, burrështetas dhe politikani më i madh që ka ky vend”, u shpreh Krasniqi.



