Një ngjarje e rëndë tragjike ka goditur sot qytetin e Mitrovicës, shkruan Mitrovica SOT
Një mitrovicas i moshës 55 vjeçare është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij në rrugën “Xhafer Deva”.
Rasti është raportuar rreth orës 00:15 pasi një person i afërt me të ndjerin e ka gjetur atë të shtrirë në ambientet e lokalit dhe ka njoftuar autoritetet.
Mësohet se Policia po heton rastin si vetëvrasje gjersa rrethanat e plota mbeten të panjohura.



