Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 22 dhe 23 gushtit.
Sipas IHMK-së, e shtuna do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe të nxehtë, ndërsa nuk parashihen reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë, ndërsa lokalisht mund të ketë përforcime të përkohshme.
IHMK-ja paralajmëron për ngarkesë të shtuar termike gjatë mesditës dhe pasdites, ndërsa indeksi UV do të jetë i lartë. Për këtë arsye rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë mesditës.
Të dielën moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, pa reshje. Temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me të shtunën.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë Celsius.




