spot_img
spot_img

Tragjedi në KEK, humb jetën në vendin e punës i riu Arbenit Ahmeti

KEK ka njoftuar se një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës, pas një aksidenti të rëndë.

Në komunkatën e KEK’ut thuhet së Arbenit Ahmeti, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ra në kontakt me tensionin elektrik dhe pësoi lëndime të rënda

“Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Ky është njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, gjatë kryerjes së detyrave të punës, punonjësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, ka pësuar një aksident të rëndë.

Sipas informatave fillestare, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

KEK-u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.

Organet kompetente janë duke trajtuar rastin dhe rrethanat e aksidentit do të sqarohen në përputhje me procedurat përkatëse.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbenitin.

TË FUNDIT

TË FUNDIT