spot_img
spot_img

Spahiu sqarohet: Janë dhjetëra personalitete që kanë elaboruar se pse duhet të isha president i Kosovës

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, ka shpjeguar arsyet pse e ka propozuar veten për president të Republikës së Kosovës.

Duke folur në emisionin “Mesdit딓Tëvë1”, Spahiu ka thënë se emri i tij është propozuar edhe më herët nga personalitete publike.

“Nuk është hera e parë që propozohet emri im për president. Janë dhjetëra personalitete publike që kanë elaboruar me shkrime të gjata dhe fakte se pse duhet të isha president i Kosovës. Nuk është asgjë jo serioze që dikush ta propozojë veten”, ka thënë Spahiu.

Ai ka theksuar se është i drejtpërdrejtë në shprehjen e qëndrimeve të tij dhe nuk heziton t’i bëjë publike mendimet.

“Të gjitha ata që më njohin janë të vetëdijshëm se mendimet i shpreh hapur. Nuk ia kam frikën askujt. Unë kam thënë se nga njerëzit seriozë është vetëm një njeri që mund t’i futet një sfide të tillë dhe ai është Nexhmedin Spahiu”, ka theksuar Spahiu.

Sipas tij, vendimi për presidentin e ardhshëm të Kosovës do të varet kryesisht nga dy liderë politikë, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku.

“Dy vetë vendosin se kush duhet të jetë president, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku. Ata duan dikë që ta nëpërkëmbin dhe ta kenë nën thundrën e vet. Në fakt duhet të ishte e kundërta”, ka vlerësuar Spahiu.

TË FUNDIT

TË FUNDIT