spot_img
spot_img

Nexhmedin Spahiu propozon veten për president: Vetëm Nexhmedin Spahiu e nxjerr Kosovën nga kriza

Profesori i shkencave politike dhe analisti, Nexhmedin Spahiu, e ka propozuar veten e tij për President.

Nisur nga ngërçi politik në të cilin ka ngecur Kosova, Spahiu ka thënë se vetëm ai mundet ta marrë këtë detyrë.

Në një postim të Shkëlzen Gashit, Spahiu ka thënë se duhet të përkrahet nga çdo dashamirë i Kosovës.

“Këtu vetëm një njeri serioz mundet me e marrë këtë detyrë në këtë katrahurë, me përgjegjësi e bindje të plotë se e qet në terezi, e ky është Nexhmedin Spahiu. Çdo dashamir i Kosovës ish dashtë me e përkrah”, thuhet në një koment të analistit Spahiu.

Gashi kishte shkruar se si posti i presidentit nuk po shihej më si privilegj nga akademikët por si zhytje në baltë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT