Në Kalludër të Zubin Potokut po vazhdojnë gërmimet e mbetjeve kockore që dyshohet se i përkasin kohës së luftës.
Burime të Kanal 10 kanë konfirmuar se tashmë është gjetur edhe trupi i 6-shtë me radhë i mbetjeve kockore.
Ky është lokacioni i tretë ku autoritetet kosovare po gërmojnë për mbetje mortore e cila dyshohet se i përket kohës së luftës dhe grupit të njohur prej 23 personave si “Intelektualët e Mitrovicë”.



