Është ndarë nga jeta Flakron Vishaj nga Belgu i Deçanit, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra pas një aksidenti në komunikacion.
Vishaj ishte aksidentuar në muajin mars dhe që nga atëherë kishte qenë në gjendje kome në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).