spot_img
spot_img

Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

Gazetari Leonard Kerquki ka pretenduar se në diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për postin e presidentit po qarkullojnë dy emra: Ibrahim Berisha dhe Iljaz Ramajli.

Sipas Kerqukit, të dy emrat janë diskutuar edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa tani janë rikthyer në tavolinën e diskutimeve për një kandidat konsensual. LDK-ja së fundmi ka deklaruar se është e gatshme të votojë një kandidat konsensual për president.

Sipas Kërqukit, Ramajli kishte refuzuar të bëhej president në vitin 2011. Pas refuzimit të tij, në këtë post u zgjodh Atifete Jahjaga.

Përveç Berishës dhe Ramajlit, pjesë e diskutimeve për postin e presidentit, sipas Kerqukit, kanë qenë edhe emri i ish-ministrit të Shëndetësisë, Haki Demolli, si dhe ish-presidentit Fatmir Sejdiu

TË FUNDIT

TË FUNDIT