spot_img
spot_img

Hoti: I gjithë procesi i themelimit të institucioneve është në terren jokushtetues, kurdo të konstituohet mund të kontestohet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se i gjithë procesi i themelimit të institucioneve që duhet të dalin nga zgjedhjet parlamentare është në terren jokushtetues.

Sipas tij, shkaktar për këtë është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë.

“1. Kuvendi nuk është themeluar brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve. Kurdo që konstituohet, ai mund të kontestohet.

2. Funksionimi i Qeverisë në detyrë është jokushtetues pasi Kryeministri në detyrë dhe disa ministra janë betuar si deputetë, dhe sipas ligjit nuk kanë të drejtë të ushtrojnë funksione në qeveri. Vendimet e kësaj qeverie janë qartësisht të kontestueshme. Për këtë ka një aktgjykim të Gjykatës Supreme.

3. Nga betimi si deputete, ish Kryetarja e Kuvendit nuk mund të ushtrojë detyrën e Presidentes. Ajo nuk është më Kryetare e Kuvendit, pasi ajo legjislaturë është mbyllur me dhënien e betimit të 120 deputetëve të ri.

Shkaktari është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë. Vetëm dikush që kundër vetë ekzistencës së shtetit të Kosovës e katandis rendin kushtetues në këtë gjendje kaosi dhe jokushtetutshmërie”, ka shkruar Hoti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT