Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, tha se “u dakorduam që të vijmë me emra konkret në takimet e ardhshme, por që në fund të ketë një emër”.
Abdixhiku për këtë temë tha; “Duhet të kemi konsultime të brendshme, jo vendime. Fillimisht do të ketë dakordim politik e me pas vendime individuale..Do të flasim me individë të caktuar që mund ta ushtrojnë këtë detyrë…Ka vullnet për të bërë një zgjidhje të qëndrueshme për Republikën e Kosovës”.
Abdixhiku tha se “Presidenti të ketë vlera që e mbron Republikën e Kosovës”.
“Kemi folë për profile, fusha, profesione të ndryshme. Asnjë emër nuk është pjesë e diskutimeve”, tha ai./ Gazeta Express



