spot_img
spot_img

Totaj: Rezultatet e qeverisë Kurti janë ekonomia në krizë, izolimi dhe premtimet e pambajtura

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar për dështime në ekonomi, diplomaci dhe reformat e brendshme.

Totaj ka thënë se Kurti është shndërruar nga “mjeshtër i popullizmit opozitar” në një qeverisje ku, sipas tij, premtimet e mëdha janë zëvendësuar me arsyetime.

Sipas tij, premtimet për ndryshim dhe sovranitet janë shoqëruar me marrëveshje që dikur kundërshtoheshin nga Vetëvendosje, ndërsa dështimet diplomatike dhe ekonomike, sipas Totajt, paraqiten si “fitore morale”.

Në reagimin e tij, nënkryetari i PDK-së ka kritikuar edhe gjendjen ekonomike, duke pretenduar se rritja e çmimeve dhe inflacioni janë shoqëruar me statistika dhe deklarata qeveritare që nuk pasqyrojnë realitetin e qytetarëve.

TË FUNDIT

TË FUNDIT