spot_img
spot_img

Osmani përshëndet deklaratën e BE se janë plotësuar kushtet për hapjen e Urës mbi lumin Ibër

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur deklarimin nga Bashkimi Evropian se janë përmbushur kushtet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe kalimin e përgjegjësive te Policia e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të mirëseardhur që ndihmon integrimin e plotë të çdo pjese të vendit.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka theksuar se ndarja e Mitrovicës për më shumë se 27 vjet krijoi pasiguri, mundësoi spastrimin etnik të shqiptarëve dhe uzurpimin e pronave të tyre, si dhe i dha Serbisë alibi për të vazhduar me ëndrrat e saj hegjemoniste për ndarjen e Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se qarkullimi i lirshëm mbi urë, përveçse bashkon njerëzit, përbën një hap historik drejt luftimit të tendencave të Beogradit për gllabërim territoresh. Sipas saj, përkundër vonesave të mëdha, ky veprim do të ndihmojë direkt në rritjen e nivelit të sigurisë dhe në vendosjen e një paqeje të qëndrueshme.

Në fund, Osmani ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet e angazhuara ndër vite për këtë proces, duke veçuar Policinë e Kosovës për mbajtjen e barrës kryesore të sigurisë në çdo pëllëmbë të territorit dhe për çdo qytetar të vendit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT