spot_img
spot_img

Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, por ai mund të dënohet se po e mban pozitën jashtëligjshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka dhënë sqarime lidhur me veprimin e subjektit të tij politik sot në mëngjes, për të bllokuar hyrjen e objektit të ekzekutivit të vendit.

Për rreth një orë, deputetët e kësaj partie, kanë pritur kryeministrin në detyrë që të vijë në zyrën e tij, por kjo nuk ka ndodhur, derisa më pas aktivitetin e tyre e kanë vazhduar brenda hapësirave të Kuvendit të Kosovës.

Për këtë aktivitet, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Behrami ka thënë se nuk ka qenë ideja që Kurti të nxirret nga zyra e tij, por që të përçojë mesazhin se funksionin e kryeministrit në detyrë është duke e mbajtur jashtëligjshëm, pasi është betuar si deputet i legjislativit të vendit.

Madje, për këtë ai e ka quajtur Kurtin, si koleg deputet.

“Nuk është qëllimi me e nxjerr Kurtin nga zyra e kryeministrit, por ka qenë simbolikë e veprimit politik…Sepse ligji parasheh që një ministër, ose kryeministër nuk mund të jetë edhe deputet. Kurti dhe krejt të tjerët janë duke e shkelur ligjin që vet e kanë miratuar. Neni 402 i Kodit Penal thotë se personi përgjegjës që refuzon të ekzektuojë një aktgjykim të gjykatës…ose nuk e implementon brenda afatit ligjor vendimin e gjykatës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.”, ka thënë Behrami.

TË FUNDIT

TË FUNDIT