Anita Haradinaj ka reaguar pas mundësisë që i është dhënë mërgimtarëve për ta vizituar Kuvendin e Kosovës.
Ajo, përmes një postimi në Instagram, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohen këto vizita, duke theksuar se Kuvendi është institucioni më i lartë ligjvënës i Republikës së Kosovës.
“Parlamenti nuk është muze e as sallë dasmash, është institucioni më i lartë i një Republike”, ka shkruar Haradinaj.
“Parlamenti duhet të jetë shenjë e pranisë, parlamenti nuk është pikë turistike!!! Për një votë me shumë nuk bëhet shteti tallava!!!”, ka përfunduar ajo reagimin e saj.



