Pas plot 28 vitesh largimi të detyruar, familja Berisha u rikthye me shpresë në shtëpinë e tyre në Zveçan.
Pas dekadash mungese, ata kishin nisur restaurimin e shtëpisë, duke u përpjekur t’i rikthenin jetën dhe kujtimet vendit që e kishin lënë pas që nga koha e luftës.
Mirëpo të dielën mbrëma, shtëpia e familjes Berisha u përfshi nga një incident i rëndë, ku pati djegie dhe dyshohet për një tentim sulmi ndaj pronës.
Siç raportohet, lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.




