spot_img
spot_img

Shala: UÇK-ja është zotuar se nuk do të kontaktojë kurrë me shtete islamike edhe të merr armatim prej shteteve islamike

Publicisti, Blerim Shala, ka folur në emisionin VOX Data për zhvillimet e viteve të 90-ta në Kosovë.

Ai foli për UÇK-në dhe raporteve me Amerikën, transmeton DEMOS

“UÇK-ja u tregua largpamëse në ato vite, strategjike, sepse ideja ka qenë shumë e qartë nëse nuk të përkrah Amerika për luftë nuk ke çka lufton edhe ftesa që i bënte UÇK-ja- Amerikës dhe shteteve të tjera evropiane ishte shumë e qartë lufta na është imponuar ne nuk e zgjedhim luftën”, tha Shala.

“Pra një mendësi ne e kemi pasur një mendësi kanë qenë dy anët e medaljes që thuhet në anë paqësore një anë ushtarake, po ka qenë një botëkuptim që nuk mund të bësh diçka në qoftë se je në armiqësi me SHBA-të, ose anasjelltas që ty të vyen partneriteti me Amerikën me qëllim që të arrihen objektivat. Natyrisht ka pasur edhe çmim pozitiv mund të them ky partneritet. D.m.th UÇK-ja është zotuar se nuk do të kontaktojë kurr me shtete islamike edhe të merr armatim prej shteteve islamike është zotuar.”, shtoi tutje Shala.

Deklarata e tij:

TË FUNDIT

TË FUNDIT