spot_img
spot_img

Një muaj paraburgim për 20-vjeçarin e dyshuar për dhunimin e një 15 vjeçareje në Mitrovicë

Një 20-vjeçar ka përfunduar në paraburgim për një muaj, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim” ndaj një vajze të mitur në Mitrovicë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për N. Sh. ndërsa viktima është E.S.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti u zbulua pasi nëna e vajzës raportoi në Polici se e bija kishte kaluar tërë ditën jashtë shtëpisë me të dyshuarin dhe se mes tyre kishte pasur marrëdhënie intime.

Pas denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e mitura iu nënshtrua ekzaminimit mjeko-ligjor, ndërsa N.Sh. u arrestua, u intervistua në prani të avokatit mbrojtës dhe u dërgua në ndalim për 48 orë.

Burimet bëjnë të ditur se më 31 korrik, Gjykata ka mbajtur seancën ndaj të dyshuarit dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Hetimet për rastin janë në vazhdim dhe po zhvillohen nën mbikëqyrjen e Prokurorisë kompetente.

TË FUNDIT

TË FUNDIT