spot_img
spot_img

Gërmimet në Zubin Potok, Shqipëria: Jemi përkrah Kosovës në zbardhjen e fatit të të zhdukurve, pa të vërtetën s’ka pajtim të qëndrueshëm

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ka reaguar lidhur me gërmimet që po bëhen në Zubin Potok, ku dyshohet për varrezë masive, duke thënë se, Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike.

Në reagimin e ministrisë shqiptare thuhet edhe se, për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre, çdo identifikim është një hap drejt dinjitetit, së vërtetës dhe drejtësisë.

Postimi:

Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.

Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë. Eshtrat e zbuluara janë një kujtesë e fortë e krimeve të kryera dhe e nevojës që e vërteta dhe përgjegjësia të pranohen e drejtësia të vihet në vend.

Për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre, çdo identifikim është një hap drejt dinjitetit, së vërtetës dhe drejtësisë.

Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike. Pa të vërtetën nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm.

https://x.com/AlbanianDiplo/status/2083204184728371495

TË FUNDIT

TË FUNDIT