Më 19 korrik 2026, Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicën e Veriut, Besnik Xhaka, ishte i pari nga të gjitha degët e LDK-së që doli publikisht dhe pa asnjë hezitim në mbështetje të Kryetarit Lumir Abdixhiku.
Ky ishte mesazhi i tij me 19 Korrik 2026:
“Pas takimit të zhvilluar me Kryesinë e Degës së LDK-së në Mitrovicën e Veriut, njëzëri vendosëm t’i japim mbështetje të plotë Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe ta mbështesim fuqishëm në procesin e krijimit të institucioneve dhe në realizimin e vizionit të tij për një LDK më të fortë.
Jemi kategorikisht kundër çdo iniciative për shkarkimin e Kryetarit.
Në këtë moment, LDK-ja ka nevojë për unitet, përgjegjësi dhe vendimmarrje të mençur, jo për përçarje që dobësojnë forcën politike dhe besimin e qytetarëve.
Ne besojmë se rruga drejt rikthimit të LDK-së në qeverisje kalon përmes bashkimit, punës dhe mbështetjes së strukturave legjitime të partisë. Vetëm një LDK e bashkuar mund të ofrojë alternativën më të mirë për Kosovën.”
Besnik Xhaka
Kryetar i Degës së LDK-së – Mitrovica e Veriut




