spot_img
spot_img

Haziri: Nga nesër Abdixhiku rikthen autorizimin për bashkëpunim me VV, mbi tri parime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, fokusi i LDK-së do të jetë përmbushja e kërkesës së dytë të delegatëve, që lidhet me angazhimin për bashkëpunim politik në interes të qytetarëve.

Në deklarimin e tij pas Kuvendit, Haziri tha se procesi dëshmoi edhe një herë kulturën demokratike të LDK-së.

“Ashtu siç di LDK-ja, në mënyrë të durueshme e paqësore. Nesër kryetari i LDK-së rikthen autorizimin që të merret me kërkesën e dytë për bashkëpunim, të ndikojë dhe të angazhohet në interes të qytetarëve”, u shpreh ai.

Sipas Hazirit, bashkëpunimi i mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të ndërtohet mbi tri parime të qarta.

“Nga nesër duhet ta përballojmë përmbushjen e kërkesës së dytë. Bashkëpunimi me Vetëvendosjen bazohet në tri parime: marrëveshje për të gjitha ose për asgjë, 2. agjenda shtetërore dhe 3. ndarja e përgjegjësive, ku secili e merr rolin e vet”, deklaroi Haziri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT