Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi delegatët nuk e kanë mbështetur kërkesën për shkarkimin e tij.
Vendimi është marrë në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku 328 delegatë morën pjesë në procesin e votimit të fshehtë.
Abdixhiku mori 169 vota pro dhe 152 kundër. 5 vota ishin të pavlefshme.
Pas fjalimeve hyrëse, Kuvendi vijoi punimet me dyer të mbyllura dhe delegatët kaluan direkt në votim pa zhvilluar debat.
Me këtë vendim, Abdixhiku vazhdon mandatin në krye të LDK-së.


