spot_img
spot_img

Punonjësit e “Iber Lepencit” me asistencën e Policisë rrethojnë me shirit motelin “Jezero” në Ujman

Punonjësit e kompanisë publike “Iber Lepenci”, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në Liqenin e Ujmanit, ku kanë rrethuar me shirit motelin dhe lokalin e plazhit “Jezero”.

Policia e Kosovës po u ofron asistencë zyrtarëve të kompanisë gjatë veprimeve në terren, të cilat vijnë një ditë pasi ka skaduar afati që “Iber Lepenci” u kishte dhënë pronarëve për lirimin e pronës, për të cilën kompania pretendon se është uzurpuar.

Më 14 korrik, “Iber Lepenci” kishte dërguar një kërkesë zyrtare për lirimin e pronës në adresë të motelit dhe lokalit të plazhit “Jezero”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT