spot_img
spot_img

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Një shtetas nga Kosova, me inicialet G.R., është arrestuar në Ulqin, nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në zonën e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël.

Sipas Drejtorisë së Policisë, ndaj tij ishte lëshuar më herët një fletarrest lokal.

“Gjatë kontrollit të banesës që përdorte i dyshuari, policia gjeti një pjesë të sendeve të vjedhura nga raste të mëparshme, për të cilat dyshohet se janë marrë në territorin e Ulqinit. Po ashtu, u sekuestrua edhe një pako me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë”, ka njoftuar Policia malazeze.

Hetimet paraprake tregojnë se G.R. dyshohet se ka kryer tri vjedhje në zonën e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël, duke u marrë qytetarëve para, telefona celularë, çelësa automjetesh, biçikleta, pije të shtrenjta alkoolike, cigare, si dhe sende të tjera personale.

TË FUNDIT

TË FUNDIT