spot_img
spot_img

E rëndë: 38-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij – Policia nis hetimet

Një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan, ndërsa rrethanat e vdekjes po hetohen nga autoritetet kompetente.

Bëhet e ditur se viktima është Agon Haziri, 38 vjeçar.

Sipas informacioneve, rasti është raportuar pasditen e 23 korrikut, rreth orës 18:20, në rrugën “Ali Aliu” në Gjilan. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, hetuesit rajonalë, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 38-vjeçarit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga Krimteknika Rajonale, nuk janë konstatuar shenja që do të tregonin për përfshirjen e një personi tjetër, ndërsa në trupin e viktimës nuk janë vërejtur lëndime të jashtme.

Megjithatë, shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas obduksionit dhe veprimeve të mëtejshme hetimore.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në vazhdim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT