spot_img
spot_img

Lajm i hidhur: Mërgimtari 19-vjeçari, Ermal Shala që kishte ardhur për pushime në Kosovë humb jetën pas një aksidenti me motoçikletë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Shala dhe opinionin. Ermal Afrim Shala ka humbur jetën në moshën 19-vjeçare si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.

I ndjeri kishte ardhur nga Italia për t’i kaluar pushimet pranë familjes dhe të afërmve të tij, por, fatkeqësisht, jeta e tij u ndërpre tragjikisht. Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura dhe janë duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa Policia e Kosovës po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 17:00, në varrezat e fshatit Mleqan, pranë xhamisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT