Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një person të dyshuar për aksidentin me fatalitet që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari dyshohet se ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe ka hyrë në shiritin e kundërt të rrugës, ku më pas është përplasur me një veturë tjetër.
Si pasojë e aksidentit, një grua ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ndërsa me urdhër të prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të ndaluar.



