spot_img
spot_img

Gruaja dyshohet se e ka sulmuar fizikisht burrin në Mitrovicë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicën e Jugut gjatë orëve të para të mëngjesit të 20 korrikut 2026.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një burrë kosovar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një grua kosovare, e dyshuar në këtë rast.

Palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas konsultimit me prokurorin është iniciuar rasti dhe të dy palët janë liruar për procedurë të mëtejshme të rregullt.

Njoftimi i plotë nga Policia:

DHUNË NË FAMILJE Mitrovicë Jugu / 20.07.2026 – 00:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Palët janë dërguar në stacion dhe në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.

TË FUNDIT

TË FUNDIT