Ikona mitrovicase e muzikës, Vullnet Sefaja, sot mban koncertin e tij të fundit me grupin e tij të famshëm e të dashur për publikun, “MARIGONA”, shkruan Mitrovica SOT.
Ekspertja për Komunikim në Komunitetin e Energjisë, Erëza Vela, ka shpalosur historinë prekëse të relacioneve të saj me ikonën mitrovicase të muzikës, Vullnet Sefanë.
Ajo shpalosi për publikun si e zbuloi që e kishte vëlla nga babai dhe relacionet e ngrohta me të më pas, si e kishte ndihmuar duke ia paguar studimet dhe i ishte gjendur pranë gjithmonë.
Postimi:
“A e din qe babi yt e ka edhe nje djale? E ai djali e ka emrin Vullnet.”
Keshtu ma tha Rona, cika e axhes, nje dite ne Tetove, ne vitin 1994.
I kisha nente vjet.
“Po, normal qe e di”, ia ktheva menjehere.
Nuk e disha.
Vec nuk dashta qe ajo me e kuptu se, me nje fjali te vetme, sapo ma kishte lekunde krejt boten.
Ate nate nuk flejta.
Ne ate kohe, e deri kur i kam ba 11 vjet, kam flejt me Babin. Pak pse nuk kishim dhoma, e me shume se Babi ishte shoku jem ma i mire. Ishte personi jem. Njeri qe m’i tregonte krejt. Njeri qe besojsha se nuk mbante sekrete prej meje.
Mami ishte rregulli i shpise. Babi ishte perjashtimi prej cdo rregulli. Mami thojke “jo”. Babi ma bojke me sy edhe me thojke: “Hajt, vec mos i trego Mamit.” Per mu, ai ishte babi ma i mire ne bote. Jo vec babi jem, por personi favorit i krejt familjes. E tash, papritmas, m’doli qe ekzistonte nje pjese e jetes se tij qe une nuk i’a kisha iden.
Nje djale. Nje vella. Nje sekret me emrin Vullnet.
Te nesermen, ne kohe te drekes, Babi po fergonte speca djeges. Specat ishin pjese e cdo shujte te tij dhe, si shume gjera te tjera prej tij, sot jane edhe te miat.
Nuk disha qysh me e pyete. Dhe normal, e pyta sic pyet nje femije qe mendon se po tregohet shume i mencun: “Babi, pse nuk e keni bo edhe nje femije e me ia lane emrin Vullnet?”
U ndal. Ma dha nje shikim. Nuk me tha asnje fjale.
Ate mbremje, me uli ne prehen edhe ma tregoi historine. Pese vjet para se ta takonte Mamin, Babi ishte ba baba per here te pare.
E kishte nje djale.
Vullnetin.
Nana e tij quhej Vala. Nje grua e forte, krenare dhe e vendosun, e cila, pasi ishin nda me Babin, kishte vendose me e rrite djalin vete. Pa ndihmen e askujt. Edhe me e rrite ne ate menyre qe nje dite krejt me e dashte e me e pase lakmi.
Vullneti, me te drejte, do ta mbante mbiemrin e saj, Sefaja. Jo te Babit. Krejt kjo rreth vitit 1975.
Ne mendjen teme nentevjecare, krejt historia ishte e madhe, e cuditshme dhe pothuajse e pabesueshme. Por nje detaj me la pa fjale. Ai Vullnet ishte kengetari i kenges teme te preferume. “Ajshe.” Dhe Ajshe quhej edhe gjyshja jeme, nana e Babit.
Papritmas, personi misterioz qe nuk e kisha taku kurre, e kish ni ftyre, ni zo edhe ni kange qe une e dishshaa permendsh.
Prej asaj dite, emri i Vullnetit filloi me jetu ne shpinen tone. Permendej ne biseda. Ne kujtime. Ne heshtje. Po, hala nuk e kishim taku.
Sot qe jam vete prind, e kuptoj se sa e nderlikume duhet te kete qene kjo histori. Per Babin. Per Tezen Vale. Per Mamin. Per Vullnetin. Per krejt.
Po, atehere ishte Mami ajo qe e tha fjaline qe ndryshoi gjithcka: “Fmit duhet me e njofte njani-tjetrin. Eshte koha me e thirre Vullnetin te na ne shpi. Me u taku. Me provu me e ba familje kete qe deri tash ka qene vec nje histori e komplikume.”
Dhe nje dite, Vullneti erdhi. Te na. Ne shpine tone ne Tetove. Mami ia hapi deren.
Para saj qendronte nje djale i ri, pak i ngrysun, ndoshta i pasigurt, por me guximin e dikujt qe kishte ardhe me u perballe me nje pjese te jetes se tij qe kishte mbete gjate e mbyllun.
I bukur.
Si version me i madh i vellaut tem Uranit.
Ose si version me i ri i Babit.
Mami e kcyri dhe nuk e la asnje sekonde me u ndi si mysafir. I tha: “Hajde, djali jem. Mire se erdhe.” E perqafi, njejte si mu e Uranin.
Familja jone nuk u bashku ate dite per here te pare. Familja jone u rikriju ate dite.
Prej aty, Vullneti nuk ishte me emri i nje sekreti.
U bo vllau jem.
Pas vdekjes se Babit, vetem pak vite me vone, lidhja jone u bo edhe ma e forte.
Tezja Vale dhe Mami u bane shoqe te mira. Ne cdo dasme, ne cdo aheng dhe ne cdo moment te rendesishem ishin bashke.
Tezja Vale m’i hapi dyert e shkolles se mesme “Sami Frasheri”, ku ishte profesoreshe. Per cdo problem ne shkolle, i tregojsha asaj – jo Mamit.
Vullneti me ndihmoi me e pagu fakultetin.
Ma gjeti punen e pare ne jete – me i ndihmu Erolldit me e organizu Videofestin.
Eshte personi i pare qe ma uron ditelindjen.
Eshte nder te paret qe thirri kur jeta nuk ece me se miri.
Prej tij kam mesu se qysh duhet me e dasht dhe me e respektu Nanen.
Kam mesu se familja nuk duhet me mbete per fund, po para punes, ambicies e karrieres.
Kam mesu se njeri i madh nuk eshte ai qe njihet prej kryeministrit, po ai qe e njeh, e respekton dhe e trajton njesoj edhe rojtarin.
Vullneti eshte i dashtun prej te gjitheve, sepse kurre nuk e ka pa veten mbi askend.
E kur i nderroi jete Tezja Vale, Vullneti i tha Mamit:
“Tash mbeta vec me nje Nane.”
Sot, derisa po bohna gati me shku me e shiju koncertin e tij te fundit, po mendoj per ate ciken nentevjecare qe nuk flejti nje nate te tane, se menojke qe sapo kishte zbulu nje sekret qe ia ndryshonte Babin.
Nuk e kam dite atehere qe nuk e kam humbe nje pjese te Babit. Po, qe kam fitu nje vella. Jo cfaredo vellai. Po, ni njeri qe e don krejt Kosova e me gjere, e ni njeri qe o bo bash qysh ka thone tezja Vale ne diten qe ka mbet e vetme vec me te: nje djale qe e dojne krejt.
Ky eshte Vullneti i Marigones.
Vullneti i kenges “Ajshe”.
Vullneti i Tezes Vale.
Djali i Babit tem.
Dhe, mbi te gjitha,
Vullnet Sefaja eshte vllau jem.
Sonte jemi bashke me Mamin ne koncert. E di qe Tezja Vale komplet qiellin e ka kthy poshte me e percjell driten e syve te saj per te cilin e ka sakrifiku krejt jeten. Shpresoj qe edhe Babi jem na sheh prej naj qoshi.
Ne foto: Mami me Vullnetin, ne nje prej diteve me te veshtira te Vullnetit: diten kur ka nderru jete Tezja Vale. .
Gezuar. Sonte po e kallim Prishtinen.




