spot_img
spot_img

Video e rrallë, përplasja e Rugovës me një gazetare franceze për shkak të shkuarjes në Beograd: Duhet të jeni më njerëzore…

Një video e rrallë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është ndarë në rrjetet sociale, ku ai kishte dhënë një intervistë për një media franceze.

Gjatë intervistës, Rugova përplaset me gazetaren franceze rreth shkuarjes së tij në Beograd gjatë luftës në Kosovës.

Pyetjes së gazetares se ‘’bota ende s’e e ka kuptuar shfaqjen në televizion me Millosheviqin’’, Rugova i përgjigjet duke i thënë ai ka qenë peng dhe nën presion, përcjell Gazeta Express.

‘’Sepse isha peng këtu. Isha nën presion. Duhet ta kuptoni se në një situatë të tillë, nuk ishte dëshira ime. Vitin e kaluar e takova gjithashtu dhe atëherë nuk pati kritika. Por duhet ta kuptojnë një gjë, më vjen keq, që nuk kishte mjete komunikimi apo gazetarë aty. Isha thjeshtë një i burgosur”, deklaron Rugova.

Rugova thotë se ‘’është normale’’ kur pyetet se nëse është kërcënuar me jetë, dhe shton, se ai ‘’nuk ka frikë’’.

‘’Kjo është normale, kështu ndodh me shumë njerëz. Por unë nuk kam frikë nga kjo. Kjo është një gjë që ka kaluar’’, ka thënë Rugova.

Më tej, gazetarja i kërkon sqarime, duke thënë se Rugova s’ka dhënë te tilla, për të cilat ish-presidenti përgjigjet se gazetarja duhet ‘’të jetë më njerëzore’’.

‘’Jo, jo pse të sqarohem. Jo jo, nuk e thotë këtë populli i Kosovës. Janë disa grupe politike kosovare, kjo është propogandë sikur në Beograd. Unë isha i burgosur, dhe ai mund të më vriste. Duhet të jeni pak më njerëzore. Bëhej fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish. Prandaj nuk dua të shtoj asgjë më shumë, sepse ishte një çështje e ekzistencës së Kosovës dhe e këtij populli. Dhe gjithë miqtë e mi më kuptojnë shumë mirë, ata më njohin’’, ka thënë Rugova.

https://x.com/noraleonora94/status/2078105454148772323

TË FUNDIT

TË FUNDIT