Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë orëve të mëngjesit.
Moti do të jetë jashtëzakonisht i nxehtë. Këshillohet të shmangni qëndrimin jashtë për periudha të gjata kohore, sidomos gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në ato zona ku ka zhvillime konvektive, pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 37°C



