spot_img
spot_img

Aksident në magjistralen e Mitrovicës, 3 persona bëhen për spital

Tre persona janë lënduar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 14:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Doberllukë. Në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje, ndërsa si pasojë e përplasjes tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Zahiti.

Ai shtoi personat e lënduar kanë kërkuar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

“Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT