Zana Spahiu, e cila të premten u zgjodh drejtoreshë e Radio Televizionit të Kosovës, është gruaja e aktorit të njohur Fatmir Spahiu-Bufi.
Madje, Fatmir Spahiu ishte propozuar për ministër të Kulturës në përpjekjen e Kurtit për të zgjedhur qeverinë, por që kishte dështuar.
E pasi ai nuk arriti të bëhet minstër duket se Albin Kuti vendosi që ta shpërblej gruan e tij.
Ditë më parë, në media u raportua se anëtarët e bordit të RTK-së ishin udhëzuar nga qeveria që të votojnë Spahiun për drejtoreshë të RTK-së.
Bordi i RTK-së vendosi të premten që Spahiun ta bëjë drejtoreshë, pasi kjo e fundit në korrik të vitit 2024 kishte dhënë dorëheqje nga detyra si drejtoreshë, pasi RTK-ja dhe RTK Live transmetuan një pjesë të një artikulli të portalit boshnjak “Slobodna Bosna” (Bosnja e Lirë), në të cilin supozohej se disa media të caktuara në rajonin e Ballkanit i ishin nënshtruar regjimit të Vuçiqit. Në atë artikull ishin përmendur edhe dy portale të Kosovës: “Nacionale” dhe “Periskopi”, artikull ky që kishte nxitur reagime.



