spot_img
spot_img

I bien pishman: 5 prokurorë dhe 15 anëtarë stafi serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë e Mitrovicës

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka bërë të ditur se kanë pranuar rreth 20 njoftime për tërheqjen e dorëheqjeve.

Ai ka bërë me dije 5 prokurorë dhe 15 zyrtarë të staf mbështetës të komunitetit serb kanë tërhequr dorëheqjet e paralajmëruara më herët në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, ai ka treguar se këto njoftime i ka pranua përmes emailit.

“KPK së fundi ka pranuar në vazhdimësi disa emaila (rreth 20 sosh) dërguar në adresën zyrtare të kryesuesit të KPK-së nga prokurorë dhe staf mbështetës të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me të cilat të njëjtit e kanë informuar kryesuesin lidhur me njoftimet e tyre për tërheqjet e dorëheqjeve të paralajmëruara më herët”, ka deklaruar Gashi.

Sipas listës së siguruar nga media në fjalë, dorëheqjet i kanë tërhequr prokurorët Jagodinka Nikolić, Radica Milić, Nataša Radović, Danijela Batković dhe Bogdan Spadijer.

Ndërsa nga stafi administrativ dhe mbështetës dorëheqjet i kanë tërhequr Dejan Delibašić, Milica Smigić, Aleksandar Marković, Radica Božović, Suzana Brajković, Saša Trpković, Dejan Hrkalović, Dejan Stojsavljević, Draginja Sofronijević, Aleksandar Miletić, Petar Jeremić, Danijela Arsić, Biljana Pelević, Milenko Radenković dhe Gordana Mitrović.

TË FUNDIT

TË FUNDIT