spot_img
spot_img

Arbërie Ngavci: Edhe LVV ka milionera por ata janë të ndershëm

“Unë besoj që nuk ka asnjë milioner, i cili është milioner vetëm duke qenë pjesë e politikës”, tha Nagavci.

A ka milionerë në Vetëvendosje? Kjo ishte pyetja që gazetari, Ermal Panduri, ia bëri deputetes së zgjedhur të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci. Kjo e fundit, nuk e mohoi. Por, siç tha ajo, të gjithë milionerët e Vetëvendosjes janë të ndershëm.

“Unë besoj që nuk ka asnjë milioner, i cili është milioner vetëm duke qenë pjesë e politikës”, tha Nagavci, duke iu referuar pasanikëve të partisë së saj.

Këtë deklaratë, ajo e dha gjersa foli për çështjen e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila sipas saj është arsye pse “individë e grupe nga partitë tjera po pengojnë koalicionin me VV-në”.

“Është shumë mirë për secilin biznesmen, afarist, punëtor, njeri që me bizneset personale kanë arritur të kenë mirëqenie. Por ata që kanë pasuri të pajustifikueshme. Që janë bërë milionerë pa trashëgu asgjë. Pa pasë asnjë biznes, asnjë mundësi të arsyetimit të argumentimit të milionave të fituar, e dinë që me VV-në s’mund të vazhdohet të kenë rehatinë që e kanë pasë”, tha ajo, duke iu referuar personave jashtë partisë së saj.

Një numër i madh i ministrave të Qeverisë Kurti, sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsion, janë milionerë me prona e para.

TË FUNDIT

TË FUNDIT