Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila përmendi “spastrimin etnik” të Kosovës.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Hasani tha se çdo herë është i gatshëm të mbroj Kosovën, pavarësisht moshës.
“Ne jemi këtu, nuk largohemi prej këtu. Ajo le t’i marrë tanket, por trupat e gjallë i ka këtu që e ndalin. Ne e ndalim, unë dal i pari bashkë me të tjerët. S’ka moshë për vendin, çdo herë jemi të gatshëm për ta mbrojtur vendin”, deklaroi Hasani.



