19.2 C
Mitrovice
E premte, 10 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Pranvera Berisha doktoroi në Universitetin BOKU të Austrisë me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale

Pranvera Berisha ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës në Shkencat Natyrore në Universitetin BOKU, në Institutin e Gjenetikës dhe Bioteknologjisë në Austri, duke kurorëzuar një rrugëtim të gjatë akademik të ndërtuar mbi përkushtimin, punën dhe këmbënguljen.

Rruga e saj akademike është e veçantë. Ajo ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe studimet master, ndërsa paralelisht ka përfunduar edhe Fakultetin e Agronomisë me studimet master. Falë rezultateve të shkëlqyera dhe angazhimit të vazhdueshëm, u pranua në studimet e doktoratës në Universitetin BOKU, ku gjatë viteve të studimit mori pjesë në një sërë hulumtimesh dhe projektesh shkencore.

Tema e doktoratës së saj u fokusua në përdorimin e gjenetikës, inteligjencës artificiale dhe analizës së të dhënave për të përshpejtuar krijimin e varieteteve të reja të grurit me rendiment më të lartë dhe rezistencë më të mirë ndaj sëmundjeve.

Ky hulumtim paraqet një kontribut të rëndësishëm në fushën e gjenetikës bimore dhe përfaqëson një qasje bashkëkohore që kombinon shkencën, teknologjinë dhe inteligjencën artificiale për të mbështetur zhvillimin e një bujqësie më produktive dhe më të qëndrueshme.

Doktorimi i Pranvera Berishës përbën një arritje të rëndësishme akademike dhe një shembull frymëzues për brezat e rinj, duke dëshmuar se përkushtimi ndaj dijes dhe kërkimit shkencor shpërblehet me rezultate të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

Urime Dr. Sc. Pranvera Berisha për këtë sukses të merituar dhe shumë suksese në rrugëtimin e mëtejmë shkencor e profesional.

TË FUNDIT

TË FUNDIT