Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënesi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se janë përfshirë dy vetura në lëvizje.
Si pasojë, të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.
“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, tha Zahiti për Gazeta10.




