Aksioni humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare për trajtimin shëndetësor të hoxhës Alban Bytyqi ka përfunduar me sukses, pas mobilizimit dhe solidarizimit të shumë qytetarëve.
Organizatorët kanë falënderuar të gjithë kontribuuesit, duke vlerësuar lart ndihmën e dhënë përmes kontributeve financiare, shpërndarjes së thirrjes për ndihmë dhe lutjeve për shërimin e tij.
Ndërkohë, personat që kanë premtuar kontribut, por ende nuk e kanë dorëzuar atë, janë lutur që ta bëjnë sa më parë, në mënyrë që mjetet e nevojshme për trajtimin e hoxhë Alban Bytyqit të kompletohen.
Në fund, është shprehur lutja që Allahu ta shpërblejë secilin kontribuues për ndihmën e dhënë dhe që hoxhë Alban Bytyqi të ketë shërim të plotë e të shpejtë, duke u kthyer sa më parë pranë familjes, xhematit dhe angazhimeve të tij.




