Për të tretën ditë me radhë, çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar ngritje. Sot, një litër naftë u shit për 1 euro e 44 cent për litër. Ndikim të drejtpërdrejtë në çmim, ka rinisja e luftës në Iran.
Tabelat në pikat e karburanteve kanë ndryshuar sërish shifrat.
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje për të tretën ditë radhazi, duke arritur në 1 euro e 44 cent për litër.
E krejt kjo rritje e çmimeve vjen pas tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, të cilat kanë ndikuar në tregjet ndërkombëtare të naftës.
“Kjo që është duke ndodhur në gjirin Persik në veçanti në ngushticën e Hormuzit dhe sulmet e reja amerikane dhe Izraelite në Iran janë ato që kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë mirëpo para këtyre kemi pasë një situatë të krijuar në Rusi ku forcat Ukrainase janë çdo ditë e me tepër duke sulmuar bazat edhe rezervat shtetërore ruse të naftës e pastaj e tëra kjo po e bën një çrregullim të tregut ku po rritet kërkesa, përkundër krizes që e ka kaplu botën po edhe Kosovën me çmime të larta e ende jemi në atë avazin e vjetër të mungesës së rezervave shtetërore e ky është një realitet që duhet të pranohet”, shprehet Safet Gerxhaliu – ekonomist.
Megjithatë, sipas ekonomistit Safer Gërxhaliu, edhe mungesa e rezervave shtetërore të naftës ka ndikim në rritjet e menjëhershme të çmimit.
“Sot pjesa dërrmuese e importit në Rusi vjen nga India dhe nga Kina e që të dy këto shtete furnizimin e kanë nga Irani dhe Gjiri Persik mirëpo tani e tutje paguhet një kosto shtesë së dikun deri në 2 milionë paguhet për një anije e tera kjo del në koston finale që pagujnë qytetarët e kësaj i shtohet fakti tjetër që në Kosovë nuk ka rezerva shtetërore dhe po vazhdon avazi tjetër atëherë nuk duhet të na habit fakti që çdo … që ndodh në tregun ndërkombëtarë manifestohet me shpejtësi të paparë në tregun e brendshëm dhe qytetarët e paguajnë këtë kosto”, tha ai.
Që prej nisjes së luftës në Iran, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e dervitave të naftës. /tëvë1





