26.6 C
Mitrovice
E enjte, 9 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Kryeministri serb: Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, ka deklaruar se Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova, duke theksuar se Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj procesit të dialogut, por nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e integritetit të saj territorial dhe sovranitetit.

Macut këtë e deklaruar gjatë një dreke të organizuar për ambasadorët e shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke i falënderuar ata për mbështetjen ndaj Serbisë dhe “respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, transmeton Paparaci.

Kryeministri serb ka thënë se Serbia nuk i harron miqtë e saj dhe se mbetet një aleate e besueshme në përpjekjet e përbashkëta për respektimin e parimeve të Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

“Lufta jonë e përbashkët për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit është njëkohësisht edhe luftë për ruajtjen e themeleve të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Macut.

Duke folur për situatën në Kosovë, Macut ka pretenduar se “sulmet e përditshme ndaj pakicës serbe, privimet e paligjshme nga liria dhe mohimi i të drejtave themelore të njeriut” janë tregues, sipas tij, të një “politike për krijimin e kushteve të padurueshme të jetesës për popullsinë e mbetur joshqiptare”.

Në drekë morën pjesë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të Marokut, Brazilit, Algjerisë, Kamboxhias, Iranit, Bosnje dhe Hercegovinës, Argjentinës, Mianmarit, Indonezisë, Azerbajxhanit, Venezuelës, Tunizisë, Palestinës, Kubës, Rusisë, Irakut, Kinës, Kazakistanit, Ganës dhe Bjellorusisë, ka njoftuar Qeveria e Serbisë./Paparaci.com

TË FUNDIT

TË FUNDIT