Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme pritet të ketë mot me diell dhe intervale me vranësira të pakta.
Në njoftim shtohet se temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 27 gradë celsius, ndërsa ato minimale do lëvizin mes 10 dhe 12 gradë celsius.
Parashihet mot me diell dhe intervale me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 24 dhe 27°C. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior’’, thuhet mes tjerash nga IHMK.



