25.1 C
Mitrovice
E premte, 3 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Kishte fotografi me emblemën e UÇK’së: Qytetari pretendon se policia serbe e gjobiti me 600 euro në kufi

Një qytetar ka ngritur pretendime se është përballur me ndalim dhe gjobë nga autoritetet serbe gjatë kalimit në një pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pasi në telefonin e tij janë gjetur fotografi me emblemën e UÇK-së.

Duke folur në Klan Kosova FM, ai rrëfeu se gjatë kontrollit policor telefoni i është sekuestruar për verifikim, ndërsa pas shqyrtimit të përmbajtjes është ndëshkuar me një gjobë prej disa qindra eurosh.

Qytetari tha se, sipas informacioneve që ka, nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar. Ai pretendoi se edhe persona të tjerë janë përballur me masa të ngjashme, ndërsa në disa raste, sipas tij, gjobat kanë arritur deri në 4 mijë euro, varësisht nga numri i fotografive apo materialeve të gjetura gjatë kontrollit të telefonave.

Ai gjithashtu raportohet se ka dërguar në Klan Kosova fotografitë për të cilat pretendon se kanë qenë arsyeja e ndëshkimit nga autoritetet serbe.

TË FUNDIT

TË FUNDIT