24.3 C
Mitrovice
E premte, 3 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjatë ditës së sotme ka diplomuar gjenerata e 2026-ës të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kadetët e diplomuar janë udhëheqësit e së ardhmes të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Nga sot nuk jeni vetëm oficerë të rinj, por edhe udhëheqësit e së ardhmes të ushtrisë sonë. Gjatë këtyre katër viteve keni përjetuar vështirësi, keni sfiduar veten dhe jeni detyruar të arrini rezultate. Gjatë kësaj periudhe jeni ngarkuar me vlera të larta, vlera këto të cilat do t’ju shoqërojnë në çdo detyrë që do ta keni si oficerë të Republikës”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se mbrojtja mbetet ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës, teksa premtoi 1 miliardë euro investime për FSK-në.

“Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro, do t’i kemi 1 mijë vajza pjesë të ushtrisë sonë. Do ta kemi fabrikën tonë për prodhimin e municioneve, do t’i kemi municionet tona, por më e rëndësishmja, do të vazhdojmë të kemi ushtarakë më të përgatitur e më të shkolluar se asnjëherë më parë, sepse pjesë e ushtrisë sonë janë pikërisht këto vajza”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT