Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka vdekur një grua në Mitrovicën e Jugut.
Sipas raporti 24 orësh, pas dërgimit në emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Policia ka treguar se trupi i saj është dërguar për obduksion.
“Rr. Aziz Abrashi, Mitrovicë Jugu 17.04.2026-20:00. Raportohet se viktima femër kosovare është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë.




