Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar për arrestimin e një personi të dyshuar në lidhje me sulmin në Banjskë të Zveçanit.
“Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut”, ka shkruar Sveçla.




