Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar hetime lidhur me rastin e parregullsive të dyshuara në njehsorët elektrikë të KEDS-it duke u bazuar në dyshimin se këta njehësorë nuk bëjnë matjen e saktë të energjisë elektrike të shpenzuar.
Në këtë drejtim, dyshohet se është kryer vepra penale ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton Prokuroria.


