6.6 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Mars, 2026

Arrestohet personi që dyshohet se e vrau vëllain e tij, i gjendet arma

Një person ka mbetur i vrarë sot në fshatin Bokshiq të Klinës, shkruan gazeta online Reporteri.net. I dyshuar është vëllai i tij. I njëjti është arrestuar dhe me vete ka pasur edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Siç ka bërë të ditur policia, rasti ka ndodhur pas një fjalosje mes dy vëllezërve, dhe njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë.

Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. I njëjti ndërroi jetë pak para se të nisej drejt QKUK-së.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se të dyshuarit i është gjetur arma me të cilën dyshohet se e kreu krimin dhe tri gëzhoja./Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT