8.2 C
Mitrovice
E premte, 20 Mars, 2026

E dhimbshme: Ky është 27-vjeçari që humbi jetën mbrëmë në Vushtrri

Është bërë i ditur identiteti i të riut që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kaluar në një aksident në Vushtrri.

Viktima është 27-vjeçari, Driton Jashari.

Lajmin e dha familja përmes një njoftimi.

“Të dashur familjarë, miq dhe dashamirë të familjes sonë. Me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se mbrëmë ka ndërruar jetë në një aksident tragjik nipi, djali, vëllau ynë i dashur Driton Jashari”, thuhet në njoftim.

Familja tha se ceremonia e varrimit do të mbahet sot me Ikindi në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri (Dragodan) në Prishtinë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT