5.4 C
Mitrovice
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Gazetari gjerman: Do të ishte groteske nëse Thaçi merr dënimin e njëjtë si Ratko Mladiq

Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka komentuar kërkesën e prokurorisë për një dënim prej 45 vjetësh burg ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Martens tha se nuk e di nëse Thaçi mban apo jo përgjegjësi për krime lufte, mirëpo një dënim prej 45 vitesh në burg do ta barazonte atë me Ratko Mladićin, komandantin e gjenocidit të Srebrenicës.

Këtë mundësi gazetari gjerman e cilësoi si krejt groteske e të shëmtuar, meqë në Kosovë nuk ka pasur krime të nivelit të Srebrenicës nga UÇK-ja.

Sipas gazetarit gjerman, një dënim i tillë do të ngrejë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin dhe drejtësinë e vendimeve gjyqësore në raport me krimet e luftës në Ballkan.

TË FUNDIT

TË FUNDIT